Nga PhD.MD.Albana Daka*
Gjatë trajtimeve onkologjike ka ushqime që preferohen dhe ushqime që duhen shmangur. Le të shohim së bashku se cfare eshte pro dhe kundër të ushqyerit e pacientëve me kancer duke filluar me peshk, bishtajore dhe erëza. Për ata që përballen me trajtim të kancerit, përzgjedhja e ushqimit, së bashku me shpërndarjen e tij gjatë gjithë ditës, mund të jetë thelbësore për t’u marrë me sëmundjen, për të përballuar efekte anësore dhe për të luftuar rigjenerimin ose rishfaqjen e tumorit.
Le të shohim se çfarë thonë ekspertët:
Pacientët me kancer: Çfarë të hanë dhe çfarë jo
Nuk rekomandohet mishi i kuq dhe i bardhë (përfshirë sallamet), si dhe peshqit e mëdhenj. Gjithashtu duhen shmangur qumështi dhe produktet e qumështit, sheqernat e rafinuar dhe komplekse, makaronat e grurit , patatet, domatet, patëllxhanët, kunguj, speca, banane. Gjithashtu kujdes duhet traguar nga pijet e gazuara. Ushqimet qe duhen shmangur mund ti zevendesojm. me peshq te vegjel, bishtajore, manaferra, vezë, bukë dhe makarona integrale, kamut. Qumeshti i orizizt gjithashtu mund te konsumohet. Rekomandohen yndyrna të “mira” si vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe ato të frutave të thata dhe gjithashtu vera e kuqe e shoqeruar me ushqimin e vaktit.
Gjatë konferencës së katërt kombëtare Artoi (Shoqata për hulumtimin e terapive onkologjike të integruara) u përpunuan disa këshilla për të gjithë pacientët me kancer. Në terapitë onkologjike, ushqimi i drejtuar është po aq i rëndësishëm sa edhe kimioterapia e moduluar mirë, prandaj është thelbësore të ruash ose të rikuperosh një gjendje të shkëlqyeshme ushqyese. Përveç kësaj, disa erëza nuk duhet të mungojnë në ushqimet e atyre që trajtohen kundër kancerit: shafran i Indisë, xhinxherit, piper, nenexhik kanë efekte të fuqishme anti-nauze dhe anti-lodhje, si dhe imunomoduluese. Farat e susamit dhe lulekuqes janë gjithashtu shumë të rëndësishme, thelbësore për një shtesë të saktë të kalciumit.
“Të gjithë pacientët me kancer kanë të drejtë të integrojnë terapi konvencionale me të tjerët që ulin efektet anësore, duke aktivizuar një rrugë terapeutike të integruar dhe të personalizuar. Integrimi sjell kursime sepse zvogëlon konsumin e ilaçeve dhe shtrimin në spital, duke përmirësuar përshtatshmërinë terapeutike ”.
*Mjeke laboratori-nutricioniste