Për Edicionin Veror është gati e pashmangshme vizita edhe këtë vit në Butrint. Në këtë park arkeologjik me vlera historike dhe kulturore, i cili mbetet shumë i preferuar dhe i vizituar nga turistët.
https://youtu.be/KvjNIW0F1rA
U njohëm me vullnetarë të ndryshëm të cilët shoqërojnë grupe turistësh duke u treguar mrekullitë e këtij vendi. Amfiteatri i vizituar nga kamera jonë është zbuluar nga arkeologu Luigi Maria Ugolini.
E veçanta e tij është se një pjesë e shkallëve janë ndërtuar në shek. III p.e.s. me strukturë greke, ndërsa skena i përket shek.II e.s me strukturë romake. Ky miksim kulturash është pjesë e të gjithë parkut.
Monument i rëndësishëm i kësaj hapësire është Bazilika e Madhe e ndërtuar në shek.VI e.s, por që u përdor deri në fillim të shek XVIII me një strukturë të mirëruajtur./abcnews.al