Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kategoria e Parë/ Besa shpëton në shtesa, Zekolli e nderon ndaj Lushnjes

schedule15:37 - 5 Shkurt, 2021

schedule 15:37 - 5 Shkurt, 2021

Sot u rikthye Kategoria e Parë me duelin Besa-Lushnja. Dueli i fortë i grupit B të Kategorisë së Parë, nuk prodhoi asnjë fitues.

Bejko kaloi skuadrën mike në avantazh pas çerek ore lojë, por Besa gjeti golin e barazimit në minutat shtesë të takimit.

Zekolli dërgoi topin në rrjetë, duke evituar disfatën e ekipit kavajas. Gara për kreun e grupit B është shumë e fortë.

Egnatia kryeson me 15 pikë dhe numëron një ndeshje më pak se rivalët. Besa ndjek me një pikë më pak, ndërsa lagunarët mbajnë vendin e tretë me 13 pikë. /abcnews.al

Kategoria e Parë (grupi B)
Besa-Lushnja 1-1
(Zekolli 90+2′ / Bejko 13′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!