“E solla nga Parisi me thonj pa prerë”, Berisha i përgjigjet Nanos: Miq, fajin e ka Saliu

schedule12:49 - 5 Shkurt, 2021

schedule 12:49 - 5 Shkurt, 2021

Me një video ku ish-kryesocialisti Fatos Nano sulmonte kreun e qeverisë Edi Rama para shumë vitesh, Sali Berisha i ka kthyer një përgjigje intervistës së një nate më parë ku Nano e bën fajtor për vdekjen e të ëmës.

Në videon e shpërndarë nga Berisha, Nano shprehet se e ka marrë Ramën nga Parisi dhe e ka futur në politikë. “Miq, fajin e ka Saliu”, shkruan ai krah videos.

Çfarë thoshte Nano disa vite më parë për Edi Ramën: E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjell të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse. E nxora nga bataku si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut dhe e bëra ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!