Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare mësohet se ka përjetuar momente të frikshme të mërkurën e kaluar në lagjen e tij në Romë, pranë Formello, qendrës stërvitore te Lazios.
Teksa vlonjati po shëtiste dy qentë e tij, një tjetër qen i racës pitbull, i cili i kishte ikur të zotit të tij, e ka sulmuar drejtorin e kryeqytetasve, duke i shkaktuar plagë të lehta.
Gjatë sulmit gjithashtu njëri prej qenve të Tares ka ngordhur dhe tjetri ka pësuar plagë të rënda. Ish-sulmuesi i Kombëtares mësohet se ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj pronarit të qenit të racës pitbull. /abcnews.al