Koreja e Jugut dhe prodhuesi i vaksinave kundër COVID-19 “Moderna”, bëhet me dije se janë në diskutime për të ndërtuar një fabrikë të vaksinave ndaj Covid.
Ish-ministër i qeverisë i cili është i përfshirë në bisedime ka bërë me dije se investimi parashikohet qqë të ketë një vlerë prej 200 milionë dollarë.
Sipas medieve të huaja, lajmi vjen ndërsa qeveria njoftoi gjithashtu të premten se ka miratuar trajtimin anti-COVID-19 të kompanisë farmaceutike Celltrion për përdorim të kushtëzuar.
Park Young-sun, që dha dorëheqjen muajin e kaluar si ministre për të kandiduar për kryebashkiakun e Seulit, bëri komentet në lidhje me Moderna në një intervistë me mediat vendase. Ajo gjithashtu tha se Moderna ishte shumë e interesuar në tregun aziatik, sipas raportit.
“Moderna ka shprehur interesin e saj për të investuar 200 milion dollarë… dhe unë do të vazhdoj të marr pjesë në diskutim për një kohë, pasi kisha biseduar me ta si ministër”, u citua të ketë thënë Park.
Zyrtari i fushatës së saj ka thënë se fabrika do të ndërtohet në kryeqytetin Seul./abcnews.al