Gjykata e lartë shpall thirrjen e dytë për gjyqtarë Apeli për KLGJ

schedule14:44 - 22 Gusht, 2018

schedule 14:44 - 22 Gusht, 2018

Gjykata e Lartë ka rishpallur thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët që vijnë nga gjykatat e apelit jashtë Tiranës, për pozicionin e anëtarit në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Thirrja vjen pas shkarkimit nga detyra të gjyqtarëve që 1 vit e gjysmë më parë hodhën kandidaturën për t’u bërë pjesë e këtij institucioni të ri të reformës në drejtësi.

Ligji “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikon se në përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dy janë gjyqtarë apeli, të paktën një prej të cilëve vjen nga jashtë Tiranës.

Pas shkarkimit të Besim Trezhnjevës nga organet e vettingut, i vetmi gjyqtar apeli jashtë Tiranës që kandidon për anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë, bazuar në ligj rishpalli thirrjen për shprehje interesi.

Kjo është e dyta thirrje e ardhur nga ky institucion, pas asaj të shpallur më 31 korrik, të cilës duket se gjyqtarët e Apelit të Republikës së Shqipërisë nuk i janë përgjigjur me kandidaturat e tyre.

Afati për shprehjen e këtij interesi është data 6 shtator, në përfundim të së cilës, nëse kandidaturat nuk janë shprehur, ligji parashikon zgjedhjen e tyre me short nga rradhët e gjyqtarëve që kanë kandiduar për vendin vakant. /abcnews.al