Arkitekti dhe pedagogu, Besnik Aliaj në “Radari Informativ” foli për rijetëzimin dhe rikthimin e vëmendjes tek “Piramida”.
Ai e konsideron një mungesë transparence idenë e projektit, duke theksuar se janë projekte që nuk dëshmojnë prezencë të politikave afatgjate dhe që nuk garantojnë jetëgjatësi.
Lexo edhe: “Nis transformimi i piramidës”, Rama inspekton punimet në krah të Yuri Kim
“Besoj që gjithçka që nis para zgjedhjeve është një flluskë elektorale. Sado e mirë të jetë kjo, idetë që hidhen në fushata elektorale i bëjnë dëm vetë idesë. Në dijeninë time shtysa vjen nga donatorë ndërkombëtare dhe mbetet të shihet se si do të shkojë si projekt. Vetë piramida ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, theksoj se jam pro rijetëzimit apo lidhjes së aktorëve të ndryshëm që kanë interes në mënyrë që Shqipëria të kthehet në një vend ku të rinjtë të kenë mundësi për të ardhmen”, thotë ai.
Lexo edhe: Yuri Kim: Piramida u ndërtua si muzeu i Enver Hoxhës, por tregoi se historinë e bën populli
Gjatë intervistës me gazetaren Jonida Shehu, ai u shpreh se rrjetëzimi i Piramidës në fillim fushate synon të ulë vlerat e saj duke e konsideruar një flluskë elektorale.
“Qasja që bëhet sot tek piramida ndoshta bëhet edhe për të qetësuar disi publikun pas traumës së pandemisë. Rizhvillimi i Piramidës në këtë moment fushata ndoshta synon të zbusë efektet pozitive. Të rinjtë i presin projektet si procese të gjata. Nëse ne nuk arrijmë të kuptojmë që ka ikur koha të gënjejmë në fushata elektorale atëherë nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse do të stimulojmë hemoragjinë e pandalshme të të rinjve drejt vendeve të tjera”, theksoi më tej arkitekti.
Ndërsa foli për raportin me politikën, Aliaj tha se kontributin e tij ka zgjedhur ta japë duke thënë të vërtetën, ndërsa shton se sot kanë humbur kolonat kryesore të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në vend.
“Opozita nuk ka kohë për të humbur duhet të artikulojë më qartë. Përmbytjet janë një rast i prekshëm që ndodhin për faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Për 30 vite në vazhdojmë të përkeqësohemi, njerëzit nuk kompensohen, nuk kemi politikë për menaxhimin e burimeve ujore. Pra kjo situatë është produkt i këtij ndryshimi klimatik që ndodh në nivel global, por edhe për shkak se ne nuk po dimë të trajtojmë uji, burimin kryesor. Askush nuk thotë që Shqipëria është klasifikuar e para për nivelin e riskut dhe e 40 në botë për ndryshimet që do të ndodhin”, tha ai.
Teksa foli për çështjen e Teatrit Kombëtar ai e konsideroi një akt të rëndë korrupsioni duke u shprehur se meriton një përgjigje dhe jo vetëm thjesht një anulim kontrate.
Aliaj: Ky rast është shumë i rëndë, është çështje e shtetit ligjor, një akt i rëndë korrupsioni. Besoj që meriton përgjigje, anulimi i një kontrate nuk është një zgjidhje. Në këtë rast është goditur kontrata sociale e shoqërisë sociale. Ka ndodhur në kulmin e pandemisë, në mes të natës dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Më tej ai shtoi: Vendin duhet ta çojmë drejt një stabiliteti. Atë që PD thotë aktualisht besoj se është e qartë se ka një orientim.
/abcnews.al/