Katastrofa që shkaktoi 270 viktima në Brazil, kompania dëmshpërblen me 7 miliardë dollarë familjet

schedule18:43 - 4 Shkurt, 2021

schedule 18:43 - 4 Shkurt, 2021

Familjet e 270 personave të vrarë gjatë një katastrofe dy vite më parë në Brazil, do të dëmshpërblehen me 7 miliard dollarë.

Katastrofa u shkaktua si pasojë e shpërthimit të një dige në Brazil. Diga Brumadinho përmbante mbeturina të një miniere hekuri e cila bllokoi vendin, duke marrë përpara ferma si edhe zyra.

Ndërkohë kompania Braziliane e minierave “Vale” po përballet me akuza për vrasje, gjatë kësaj katastrofe të ndodhur në janar 2019.

Kompania “Vale” ka deklaruar se do të paguante dëmshpërblime socio-ekonomike duke financuar edhe projekte për të ndërhyrë në mjedisin ku ka pasur dëmtime, shkruajnë mediat e huaja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!