Aplikacioni “Tik Tok” ka marrë një vendim të ri lidhur me përdoruesit e mitur. Ai ka vendosur të bllokojë hyrjen e përdoruesve nën 13 vjeç dhe do të vlerësojë përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për verifikimin e moshës.
Ky ndryshim lidhet me një ngjarje të rëndë e cila u shënua në Itali ku një 10-vjeçare humbi jetën pasi po merrte pjesë në një sfidë në “TikTok” të quajtur “blackout”.
Ajo kishte vendosur një rrip rreth qafës dhe duke e mbajtur frymën dhe njëkohësisht duke e incizuar veten me telefon. Për këtë arsye Agjencia Italiane për privatësinë e të dhënave kërkoi që “Tik tok” të bllokojë llogaritë e përdoruesve për verifikimin e moshave./abcnews.al