Nga Maksi Rama
Pas ankesave të vazhdueshme të bizneseve dhe qytetarëve te zonës, rruga dytësore përgjatë superstradës Tiranë-Durrës, e cila është dëmtuar në pika të ndryshme, pritet që shumë shpejt të rehabilitohet.
Ky segment rrugor i pasqyruar disa ditë më parë në “ABC” është i amortizuar dhe me gropa.
Pas kësaj televizioni ABC u interesua pranë ARRSH-së se kur mund të ndërhyhet në këtë rrugë.
Ky është dokumenti zyrtar që tregon se në fakt rruga dytësore prej korrikut të 2020 i ka kaluar në administrim Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e kryeqytetit na siguroi se do të ndërhyje shumë shpejt për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike shqetësuese për përdoruesit e rrugës dhe bizneset aty pranë.
/abcnews.al/


