Përpara spitalit Infektiv paraditen e sotme ka një fluks të shtuar të ambulancave që sjellin pacientë.
Gazetarja Ema Shazivari raporton se gjithashtu ka edhe prezencë të familjarëve të cilët sjellin sende për të afërmit e tyre të shtruar, por gjithashtu edhe për të marrë informacion për gjendjen e tyre.
Megjithatë, fluksi i ambulancave mbetet i lartë edhe për shkak të sjelljes së urgjencave nga “Shefqet Ndroqi”, pasi skaneri ka shfaqur probleme në këtë spital.
Ndërkohë që dje u raportua një shifër rekord me të infektuarish, 1007 pozitivë. Ndërkohë rritje ka pësuar edhe numri i shtrimeve në spital. g.v/abcnews.al


