I akuzuari për vrasjen e komisariatit, Arben Frroku kërkesë GJKKO: Më llogarisni vitet e paraburgimit

schedule10:44 - 4 Shkurt, 2021

schedule 10:44 - 4 Shkurt, 2021

I akuzuari për vrasjen e komisariatit Dritan Lamaj, Arben Frroku, ka kërkuar Gjykatës së Posaçme, ti llogaritet edhe koha e paraburgimit që ka qëndruar në Greqi kur u kap në vitin 2013.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi.

Frroku u dënua nga ish Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, por ky dënim u konvertua me 18 vite burg në Holande.

Ndërkohë kujtojmë se shteti Hollandez, refuzoi kërkesën për ekstradimin e tij./abcnews.al