Mbledhja për Sigurinë, Kim: Aleanca jonë me Shqipërinë, përparësi që tejkalojn politikën

schedule22:08 - 3 Shkurt, 2021

schedule 22:08 - 3 Shkurt, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë.

Në një postim në Twitter, dimplomatja amerikane shkruan se Major Gjenerali Jarrard i përditësoi kreun e shtetit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tjerë të pranishëm lidhur me ushtrimet ushtarake që po bëhen nga DEFENDER21.

Po ashtu, Kim shkruan se siguria e Shqipërisë dhe aleanca SHBA-Shqipëri janë prioritete që tejkalojnë politikën.

POSTIMI

Kujtojmë se sot, presidenti i Ilir Meta, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thirri një Mbledhje të Zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar mbi masat përgatitore në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes me trupa, të koduar ”Defender Europe 21/DE21”, e planifikuar për t’u zhvilluar në rajon, përfshirë Shqipërinë, nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e zyrtarë të tjerë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!