Benzi përplaset me kamionin në Lezhë-Shkodër, vdesin dy të rinj

schedule13:00 - 22 Gusht, 2018

schedule 13:00 - 22 Gusht, 2018

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në superstradën Lezhë- Shkodër. Sipas policisë, viktimat janë dy të rinj, makina e të cilëve ka goditur nga prapa një kamion në këtë rrugë, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”.

“Dy viktimat Gentian Toma dhe Robert Ejlli kanë qenë në shoqërinë e njëri tjetrit deri në orën 01:00 të ditës së sotme dhe më pas kanë hipur në automjetin e Gentiant tip mercedez benz dhe janë nisur në drejtim të Lezhës, por udhëtimi i tyre ka zgjatur deri te kryqëzimi i Dajçit pasi janë përplasur me një If, e cila u ka shkaktuar atyre vdekjen”– raporton nga vendi ku ndodhi aksidenti gazetari i ABC News Gjergj Figuri,

Janë pamjet e asaj çfarë mbeti nga makina me të cilet po udhëtonin dy djemtë e rinj të cilët humbën jetën në vend. Gentjan Toma 32 vjeç drejtuesi i benzit dhe Robert Ejlli 25 vjeç pasagjer po ktheheshin nga një darkë miqsh, një ore pas mesnate, ku besohet se është konsumuar alkool.

Aksidenti i rëndë ndodhi në superstradën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur Ura e Dajçit e cila përfundon me një kthesë të rrezikshme. Viktimat janë nga fshati Mabe në Zadrimë të Lezhës. Ata e njihnin zonën, por eskpertët thone se ishin me shpejtësi të lartë.

Benzi goditi pjesën fundore të një kamioni pa sinjalistikë, që drejtohej nga një 19 vjeçar i cili u mor në polici. Kamioni doli jashtë rruge dhe përfundoi pak metra poshtë saj, kurse makina me dy të rinjtë u përplas fort.

Paraprakisht dy mendohen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rende. Shpejtësia me të cilën po udhëtonin të rinjtë dhe mungesa e sinjalistikës së kamionit. /abcnews.al