Emir Sahiti është lojtari i momentit në Kroaci. Sulmuesi i Shqipërisë U21 ka shënuar sot golin e gjashtë në kampionatin kroat, me fanellën e Sibenik.
Ai ndëshkoi skuadrën e Rijeka në minutën e 27-të, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij, që pesë minuta më pas shënoi edhe golin e dytë. Momentalisht sfida është fiksuar në shifrat 1-2 për Sibenik.
https://streamable.com/1iy13t
Sahiti, te goli i shënuar u ndihmua edhe nga një lojtar i skuadrës së Rijeka. Pasi mori topin shmangu një rival dhe përballë portierit nuk gaboi, duke e çuar topin në rrjetë. /abcnews.al