Gjendet i vdekur në banesën e tij në Pogradec një shtetas amerikan

schedule11:57 - 3 Shkurt, 2021

schedule 11:57 - 3 Shkurt, 2021

Një shtetas amerikan N. H., 62 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tushemisht, Pogradec. Dyshohet se vdekja e tij mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale pasi ai vuante nga një sëmundje. Tashmë pritet ekzaminimi i plotë për të mësuar shkakun e plotë të vdekjes.

“Mëngjesin e sotëm në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi amerikan N. H., 62 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale, pasi ka patur probleme shëndetësore të mëparshme. Po punohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!