Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paradoksi i Putinit: Pesë gjërat që nënkupton mbi Rusinë arrestimi i Alexei Navalny

schedule14:39 - 3 Shkurt, 2021

schedule 14:39 - 3 Shkurt, 2021

Nga Kadri Liik, European Council on Foreing Relations

Është e vështirë të kuptosh pasojat e arrestimit të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, pa iu përgjigjur më parë një pyetjeje themelore:pse u helmua ai? Një hamendësim i informuar, do t’i jepte mundësinë dikujt që të bëjë disa supozime mbi frikën, shpresat dhe dëshirat e atyre që janë në pushtet në Moskë, dhe se si mund t`a bëjnë këtë gjë. Në formën që janë gjërat aktualisht, sundon pasiguria. Gjithsesi, mund të arrihet në disa përfundime të kujdesshme në lidhje me gjendjen e politikës ruse.

Regjimi në Moskë, duket gjithnjë e më i vetëdijshëm mbi kufijtë dhe brishtësinë e tij



Për vite, pushtetarët në Moskë kanë këmbëngulur se Navalny nuk përbënte një kërcënim për presidentin Vladimir Putin, dhe as për sistemin politik. Dhe ata kishin të drejtë:ndonëse Navalny është figura më e njohur opozitare në Rusi, dhe ndonëse demaskon korrupsionin e Kremlinit, ai nuk ishte në fakt një kërcënim ekzistencial për sistemin.

Edhe shumica e rusëve kanë pasur gjithnjë një mendim të paqartë mbi të. Sipas një sondazhi të Qendrës Levada në shtator 2020, 20 përqind e rusëve mbështesnin aktivitetet e Navlany, ndërsa 50 për qind ishin kundër; 33 për qind i besonin atij, ndërsa 55 për qind jo.

Pra, nëse Kremlini ka nisur befas t`a shohë Navalny si një kërcënim serioz, kjo ndoshta ka të bëjë më pak me forcën e tij, edhe nëse ajo po rritet, sesa me dobësitë e sistemit të cilat shtohen akoma më shumë.

Dhe shenjat e kësaj dobësie janë kudo:renditja e dobët në sondazhe e partisë në pushtet, gatishmëria e njerëzve për të votuar për këdo përveç asaj, mosbesimi i madh ndaj menaxhimit të pandemisë nga qeveria, dhe shpërthimet sporadike të protestave që janë gjithnjë e më të shpeshta

Arrestimi i Navalny, vetëm sa mund ta ngadalësojë humbjen e legjitimitetit nga ana e Kremlinit

Është e paqartë se ku do të çojë përballja Kremlin-Navalny. Disa ngjarje të fundit në Rusi sugjerojnë nivele të reja të përshkallëzimit:gjeografia e protestave; larmia e pjesëmarrësve, që përfshinte njerëz jashtë bazës tradicionale të mbështetësve të Navalny; numri i arrestimeve; dhe niveli i brutalitetit të policisë.

Edhe më domethënëse është nevoja e Kremlinit për t’u distancuar nga pallati luksoz Buzë Detit të Zi, që pretendohet të jetë në pronësi të Putinit. Por nuk do të thotë se fitorja e opozitës është e afërt. Protestat mund të vazhdojnë ende,ashtu si në Khabarovsk. Por, përsëri, kjo nuk do të kishte rëndësi.

Problemi i vërtetë i Kremlinit nuk është Navalny, por paaftësia e tij për të ndryshuar. Nëse sistemi putinist do të mbijetojë dhe do të modifikojë veten në një mënyrë evolucionare (në vend se të goditet në një mënyrë revolucionare), ai duhet të bëjë diçka – dhe së shpejti. Kremlini duhet të gjallërojë ekonominë ruse, të prezantojë fytyra të reja, dhe të garantojë një farë llogaridhënie reale në sistemin politik.

Kremlini e ka humbur aftësinë e tij për “magji politike”

Kremlini përballet prej vitesh me problemine legjitimitetit dhe menaxhimin e peizazhit politik. Njerëzit e tij kanë krijuar dhe “vrarë” parti të ndryshme politike; kanë sajuar intrigat politike të caktuara. Kjo kishte të bënte me “demokracinë e menaxhuar”: një spektakël pa një përmbajtje reale.

Në vitin 2011, kjo qasje ndihmoi në shmangien e krizës më serioze me të cilën është përballur sistemi Putinist:protestat që shpërthyen në vend pasi Putin njoftoi rikthimin e tij në Kremlin dhe zgjedhjet e manipuluara që pasuan. Në atë kohë, Kremlini e humbi mbështetjen e inteligjencës urbane.

Por duke e pikturuar këtë grup si agjent të huaj, si mbrojtës të “dekadencës” perëndimore dhe “propagandës pro homoseksualëve”, Putin ruajti një shumicë që është konservatore, homofobe dhe e prirur drejt dyshimit ndaj Perëndimit. Tani, mbikëqyrja e politikës së brendshme është zëvendësuar nga “teknologët politikë” në agjencitë e sigurisë, instinkti i të cilëve është të ushtrojnë kontroll përmes shtypjes, sesa përmes intrigave dinake.

Agjencitë e sigurisë po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në mbrojtjen e regjimit

Kjo tendencë ka qenë e dukshme për një kohë të gjatë, dhe ka të bëjë jo vetëm me punët e brendshme por edhe politikën e jashtme. Ministria e Jashtme është anashkaluar tërësisht mbi çështje si Ukraina, që është trajtuar prej kohësh nga administrata presidenciale, dhe Siria që menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes pas vitit 2015.

Pika aktualisht e ulët në marrëdhëniet e Rusisë me Gjermaninë, është një shembull i përsosur i kësaj. Vitet e fundit ka pasur një problemesh dypalëshe, që ka nisur nga viti 2015, për të kulmuar me helmimin e Navalny. Autorët e atyre incidenteve vinin nga vende paksa të ndryshme brenda sistemit rus dhe vepronin sipas logjikës dhe nevojave të tyre.

Perëndimi duhet të veprojë, por ka pak gjëra në dorë

Moska ka shënuar një tjetër autogol. Për vite me radhë, ajo i ka kërkuar Perëndimit të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Rusisë. Por, duke pasur parasysh qëndrimin e Navalny në Gjermani, kjo ka bërë të pamundur që Perëndimi të mos bëjë asgjë. Që nga zgjedhja e Biden si president, Moska ka qenë e kujdesshme ndaj retorikës së ripërtërirë të Uashingtonit mbi gjendjen e zymtë të demokracisë ruse.

Por,duke arrestuar Navalny në aeroport, ajo ka nxitur sërish kritika të tilla. Gjithsesi, edhe nëse Perëndimi mund t`a ndiejë se duhet të bëjë diçka, pak nga ajo që mund të bëjë do të kishte efektin e synuar. Nëse regjimi në Moskë e ndjen vërtet që Navalny paraqet një kërcënim ekzistencial për të, Perëndimi nuk mund të bëjë dot asgjë për t`a ndryshuar këtë qasje. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

*Marrë me shkurtime

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!