Festa e Kurban Bajramit, pushuesit braktisin plazhet

schedule15:22 - 21 Gusht, 2018

schedule 15:22 - 21 Gusht, 2018

Në pjesën më të madhe të bregdetit të Durrësit çadrat janë bosh. Pushues të shumtë kryesisht nga Kosova kanë ndërprerë pushimet për të festuar Kurban Bajramin.

Përveçse temperaturave përvëluese asgjë nuk ngjan me pikun e sezonit turistik. Të pakët në numër janë pushuesit në plazhin e madh të Durrësit. Të ardhurit nga Kosova dhe jo vetëm janë larguar. Festa e Kurban Bajrami ka frenuar frekuentimin e bregdetit. Masivisht ata i janë drejtuar shtëpive për të festuar me familjarët e tyre.

Pushuesi 1:“Ka pak njerëz, kanë dalë më festu shumica.”
Pushuesi 2: “Patjetër, do bëjmë festën ë Bajramit.”
Pushuesi 3: “Ne shqiptarët besojmë në këtë festë. ”

Përqindjen më të madhe të pushuesve në plazhin e Durrësit e zënë Kosovarët. Ata njihen edhe si ndjekes të rregullt të festave muslimane. Kjo ka bërë që plazhin ta braktisin në një ditë, për t’u rikthyer sërisht me përfundimin e festës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!