Behgjet Pacolli, kandidati i radhës për President në Kosovë

schedule22:16 - 2 Shkurt, 2021

schedule 22:16 - 2 Shkurt, 2021

Pas Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt, edhe Behgjet Pacolli synon ta marrë drejtimin e Presidencës së Kosovës.

Këshilltar i Pacollit, Naim Murseli, është ai i cili ka njoftuar se kreu i AKR-së do të jetë kandidat për president.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”

“Kandidati për President të Kosovës nga radhët e AKR-së do të jetë z. Behgjet Pacolli, i cili përsëri do të ofron veten dhe gjithë kapacitetin e tij për Kosovën. Kosovës në këtë kohë do ti duhet një President i fuqishëm, me miq të shumtë dhe me histori të pastër, një i pranuar edhe nga miqtë tanë të ndërkombëtar. AKR si parti e koalicionit me LDK-në do të jetë zgjidhja finale në çështjen e Presidentit”, shkruan ai.

/abcnews.al/