Aktorja dhe pedagogia Ema Andrea deklaron se të gjithë artistët duhet të kenë partinë e tyre dhe jo të vihen në shërbim të një partie politike apo një tjetre.
E ftuar në emisionin “Refleksione”, Andrea thekson se nëse një artist duhet të ketë kah politike ai duhet të jetë vetëm misioni i artistit.
Mes të tjerash Ema sqaroi se arti nuk ka lindur për të argëtuar, por ajo ka ardhur prej zhvillimit, mënyrës, formës që është ofruar prej mënyrave që kanë gjetur ata që quhen artiste, e më pas kanë krijuar bazat e artit për të emancipuar shoqërinë.
“Unë mendoj se artistët duhet të kenë partinë e vetë. Nëse një artist duhet të ketë kah politike ai duhet të jetë vetëm misioni i artistit. Arti nuk ka lindur për të argëtuar, por ajo ka ardhur prej zhvillimit, mënyrës, formës që është ofruar prej mënyrave që kanë gjetur ata që quhen artiste, e më pas kanë krijuar bazat e artit për të emancipuar shoqërinë.
Artisti në ekzistencën e vet është i angazhuar, por natyrisht në historinë e vetë arti përfshirë varietetin, gjithë motorin e madh ekonomik të zhvillimit, egon personale, kompeticionet, mbërrin në pikën që bëhet art perse.
Ka ikur tanimë koha e ikonave që duhet të ishin shembull dhe kjo e ka bërë artin të shkëputet nga misioni i vet. Natyrisht kjo lidhet shumë edhe me formën sesi artisti zgjedh për të krijuar rrugën e vet,“deklaron mes të tjerash Ema Andrea në emisionin “Refleksione”. /abcnews.al/