Berisha në dritare, Artan Hoxha nxjerr snajperin

schedule18:46 - 2 Shkurt, 2021

schedule 18:46 - 2 Shkurt, 2021

Gazetari investigativ Artan Hoxha i është rikthyer edhe njëherë 21 Janarit 10 vite më parë ku u vranë 4 protestues në demonstratë, ndërsa postimin e tij në Facebook e lidh me paralajmërimin e Sali Berishës, asokohe kryeministër, për Edi Ramën, që ishte në krye të opozitës.

Hoxha thotë se pavarësisht asaj që tha, Berisha u fsheh pas dritares së kryeministrisë, me dopioxham të blinduar, ndërsa “snajperi” i pestë, ishte ai vetë.

“Si tha “Marshalli” per 21 janarin: “Po preke gjënë më të vogël, do të jenë 5 snajper, 4 nga te katert anet dhe i pesti, une ne mes. Do goditet, vetëm po nuk e shpoi plumbi”…Ja ke fut kot bac!!!  I pesti kam qene vetë….Ti u fshehe pas dritares se kryeministrise, me dopioxham te blinduar” shkruan Hoxha.

Pak ditë më parë ish-komandanti i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi tha se në 21 Janar dritarja që i përket tavolinës së punës së kryeministrit u qëllua me plumb blindëshpues./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!