Eksperti amerikan Anthony Fauci është shprehur se njerëzit që e kanë kaluar koronavirusin mund të riinfektohen nëse variantet e reja të virusit bëhen më domimante. Për këtë arsye, Fauci u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen në mënyrë që t’u “presin”.
Ekspertët e shëndetit kanë identifikuar deri më tani, të paktën tre variante të koronavirusit në SHBA. Si fillim u identifikua varianti i Britanisë së Madhe, pastaj ai i Afrikës Jugore dhe më pas varianti i Brazilit.
Edhe pse rastet në vend janë aktualisht në ulje, zyrtarët druhen se variantet e reja mund të shkaktojnë një rritje të radhës.
Fauci, drejtuesi i Intsitutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjeve Infektive tha për CNN se ekspertët e shëndetit në Afrikë kanë parë se varianti atje ka një shkallë më të lartë riinfektimi.
“Edhe pse vaksinat e prodhuara aktualisht nuk ofrojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje kundër varianteve të zbuluara, ato mund t’u mbrojnë nga format serioze të sëmundjes, duke përfshirë këtu edhe shtrimin në spital apo vdekjen,” tha Fauci.
Po ashtu, sipas tij, vaksinat mund t’i ndalojnë variantet e reja që të kthehen domimante. s.b/abcnews.al/