Sami Khedira është lojtari më i ri i Hertha Berlin. Rikthimi i tij në Bundesliga ndodhi në ditën e fundit të merkatos së janarit dhe 33-vjeçari i është shumë mirënjohës klubit gjerman.
“Hertha bëri gjithçka për të më transferuar mua dhe më dhanë një shans për t’u rikthyer në Bundesliga. Mezi po pres të ritkhehem në fushë. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe dua ta ndihmoj skuadrën me përvojën që kam fituar gjatë karrierësi sime”, deklaron gjermani për “ANSA”.
Ish-ylli i Real Madrid po vuante në Torino, pasi Andre Pirlo nuk e grumbulloi në ekip që në fillimin e sezonit. Khedira u transferua në vitin 2015 te bardhezinjtë dhe luajti mbi 140 ndeshje me ta, ku shënoi edhe 22 gola. /abcnews.al