Çiljeta Xhilaga në zi, humb të atin nga koronavirusi

schedule14:22 - 2 Shkurt, 2021

schedule 14:22 - 2 Shkurt, 2021

Çiljeta Xhilaga ka humbur të atin. Ferdinand Xhilaga ndodhej prej ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të komplikacioneve të Covid-19. Vetë këngëtarja ka vendosur fjongon e zi në llogarinë e saj në Instagram, megjithatë ka vendosur të mos reagojë në këtë moment kaq delikat për të dhe familjen e saj.

Ndërkohë, kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, këngëtarja humbi një tjetër person të familjes, Skënder Xhilaga. Në një reagim në rrjete sociale, ajo shkroi: “Lamtumirë, ke qenë shumë i shtrenjtë për ne! Xhaxh Skënder Xhilaga qofsh i Xhenetit”./abcnews.al