Rama zbulon paktin me Bashën: Do ta çonim LSI-në për skrap, por më tradhtoi kryedemokrati

schedule12:18 - 2 Shkurt, 2021

schedule 12:18 - 2 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama gjatë konferecës së sotme për shtyp ka shpjeguar borxhin që ka ndaj Durrësit, ku edhe zbuloi se do të kandidojë në këto zgjedhje.

Rama iu përgjigj interesimit të gazetares Esiona Konomi, ndërsa foli për projektin e portit të Durrësit që do të kushtojë 2 miliad dollarë.

Po ashtu kreu i qeverisë u pyet nga gazetarja për afrimet e eksponentëve të LSI pranë PS. Lidhur me këtë Rama tha se Lulzim Basha ka tradhtuar projektin e përbashkët të 2017-ës për ta çuar LSI-në për skrap.

Lexo edhe: Përplasjet me BE-në, Rama: Dëngla dhe dokrra, ç’punë kanë me ne

Esiona Konimi: Çfarë borxhi i keni Durrësit? Pyetja e dytë. Në vitin 2017 ndërtuar një fushat me moto ‘për ta çuar LSI për skrap’, dhe sot disa figura të LSI i keni pranuar në skaudën tuaj. Këta njerëz janë abuzivë kur janë pranë Kryemadhit dhe kur vinë tek ju janë të zotë?

Edi Rama: Ke dëgjuar ti ndonjëherë që unë të flas për këta njerëz që janë abuzivë?

Esiona Konomi: Ishin pjesë e tepsisë. Nëse e kam kuptuar gabim, më thoni të tërhiqem…

Edi Rama: Ti duhet të tërhiqesh pa pranuar un gabimin. Çuarja për skrap e LSI praktikisht ishte projekt i përbashkët me Lulzim Bashën,  por i tradhtuar nga Basha. Ishte ai që e ndau me demokrat për ta çuar LSI për skrap dhe sot është një aksioner në SHPK-në e 4 ortakëve, se ortakët kryesorë janë Saliu, Ilir Meta. Ishte ai që u betua se nuk do ketë matrapazllëqe me LSI. Por, LSI është projekt që duhet zhbërë. Unë besoj se kam besuar më përpara se nuk janë sistemet që korruptojnë sistemet.

Borxhi për Durrësin. Kjo lidhet me origjinë time me jetën time, kujtimet e mia me Durrësin, dhe natyrisht lidhet edhe me faktin që Durrësi ka një potencial të jashtëzakonshëm ende për tu shfrytëzuar.  Në kushte kur Vlora ka bërë përpara, Durrësi është më mbrapa, pro ka nevojë për një shtysë të re. Durrësi ka potencialin që të jetë një mortor i pazavendësueshëm i Shqipërisë. Sot kur ne në Durrës e kemi vendosur një fazë të fortë ndryshimi dhe po të kthehemi pak kokën mbrapa do shikojmë se ndryshimi është i konsiderueshëm. Ka ardhur koha që Durrësit t’i jepet një shtysë shumë e fortë. Këtu nuk flasim siç mund të flisnim para 4-5 vitesh. Këtu flasim për konkretizim të vizionit dhe ideve. Porti turistik nga më të mëdhenjtë në Mesdhe. Do të investohen mbi 2 miliard dollar. Ndërtimi i një porti të ri tregtar të Durrësit në anën tjetër, ku standardet do të jenë shumë më të larta. Janë dy pole zhvillime që Durrësin do e çojnë në një nivel tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për transferim publik. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!