Pas nisjes së procesit për dozën e dytë të vaksinës për 650 mjekët dhe infermierët që morën dozën e parë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për ruajtjen e masave.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kombinimi i vaksinës me masat e ndërmarra deri tani është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID.
“Vaksinimi ndaj COVID-19 ndihmon në mbrojtjen me anë të krijimit të antitrupave pa pasur eksperiencën e të qenit i sëmurë.
Kombinimi i vaksinimit ndaj COVID-19 me masat e ndërmarra deri me tani, maska, distancimi dhe higjiena është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID-19″, shkruan MSH./mv.abcnews.al


