Eduart Rroca vazhdon të përjetojë formën e tij më të mirë të karrierës dhe të shkëlqejë në Stamboll, nën ngjyrat e Istanbulspor.
Fantazisti nga Librazhdi ishte sërish protagonist për skuadrën e tij ditën e djeshme, duke shënuar një gol dhe dhuruar një asist në fitoren 3-1 ndaj Altay.
Këtë sezon e ka bërë zakon, por ia vlen ta tregojmë. 27-vjeçari nga Librazhdi është zgjedhur edhe një herë në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Parë turke.
Këtë vlerësim e bën Sofascore, medie në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë e statistikave OPTA. Vlerësimet e notave të lojtarëve bëhen sipas të gjithë pasimeve, golave, asisteve dhe duele të fituara në ndeshje. Rroca dje ka merituar notën 8.1. /abcnews.al