Rritet bilanci i viktimave nga ujërat e përroit në Itali

schedule09:32 - 21 Gusht, 2018

schedule 09:32 - 21 Gusht, 2018

Është rritur në 10  persona bilanci i viktimave të vërshimeve që përfshinë të hënën jugun e Italisë. Ujërat e një përroi malor janë fryrë papritur pas reshjeve dhe kanë pushtuar zonat e banuara.

Viktimat janë pjesë e një grupi ekskursionistësh që po vizitonin zonën në afërsi të qytetit Çivita, në rajonin e Kalabrisë. Disa prej tyre, mes të cilëve një fëmijë, kanë arritur të ngjiten në një vend më të lartë, ndërsa të tjerë janë shpëtuar nga skuadrat e emergjencës.

Po ashtu 3 persona sipas prefekturës së Kozencës rezultojnë të zhdukur, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur gjatë vërshimeve, mes tyre 6 në gjendje të rëndë.

Disa zona përreth përroit Raganelo, pjesë e parkut kombëtar të Polinos, ndodhen në fund të një thellësie prej 1 kilometër dhe skuadrave të shpëtimit u është dashur të zbresin duke përdorur litarët për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve.

Trupat  e viktimave të tjera dyshohet se janë përfshirë nga rryma dhe ndodhen disa kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja, ndaj kërkimet e grupeve të shpërtimit po vijojne deri në bregdet. /abcnews.al