Kylie Jenner uron 3-vjetorin e vajzës me disa foto të papublikuara më parë

schedule07:30 - 2 Shkurt, 2021

schedule 07:30 - 2 Shkurt, 2021

Vajza e Kylie Jenner, Stormi festoi 3 vjetorin e lindjes. Jenner është kujdesur që këtë ditë t’ja bëjë shumë speciale vogëlushes dhe familja Kardashian-Jenner udhëtuan ishujve Turks dhe Caicos për të festuar ditëlindjen e saj.

Ndërkohë, 23-vjeçarja i ka bërë një urim shumë të ndjerë vogëlushes së saj në rrjete sociale. Teksa ka ndarë me ndjekësit momentet më të bukura që nga ardhja në jetë e së voglës së saj, Kylie shkruan se Stormi ka qenë gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë.

Faleminderit Zot që më dërgove këtë shpirt të vogël tek unë. Qava sot, sepse nuk mundem të ndal kohën. Janë gjithë ato gjërat e vogla që do të më mungojnë zëri yt i ëmbël dhe bisedat tona të gjata.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kylie ? (@kyliejenner)

Të të shihja ty se si provon çdo gjë për herë të parë ka qenë pjesa më e bukur gjatë këtyre viteve të fundit, por në anën tjetër jam e lumtur që mund të të shoh ty të rritesh në vajzën më speciale që unë e di se do të jesh dhe gjithë gjërat e mrekullueshme që unë e di se do të bësh. Gëzuar ditëlindjen vogëlushja ime përgjithmonë”, ka shkruar Kylie. /abcnews.al

Kylie Jenner's Sweetest Pics of Daughter Stormi | Entertainment Tonight

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!