Greqia u lëkund nga një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës rihter mbrëmjen e sotme rreth orës 22:46 me epiqendër në ishullin Lesbos. Epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në jugperëndim të Mitilinit, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra.
Ky ishull ka qenë epiqendër e disa tërmeteve sot. I pari u regjistrua në orën 07:15 të mëngjesit të sotëm sipas Institutit Gjeodinamik me magnitudë 5 të shkallës rihter, që u pasua nga disa të tjerë pa dëme në njerëz deri tani./ db/Abcnews.al