David Alaba do të largohet në fund të sezonit nga Bayern Munchen. Austriaku i krahut të majtë të mbrojtjes, do të dalë lojtarë i lirë në verë.
Rinovimi me rekordmenët e futbollit gjerman nuk u arrit, dhe 28-vjeçari do të largohet me parametra zero pas dhjetë viteve të kaluara në Bavari.
CEO i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge i ka dhënë “lamtumirën” lojtarit në prononcimin e dhënë për Sky Sport News. Te Bayerni kanë klas dhe miqësinë me Alaba do vazhdojnë ta mbajnë edhe në të ardhmen.
“David ka qenë gjithmonë një person simpatik. Ai është plotësisht i përkushtuar ndaj Bayernit deri në fund të sezonit. Po flasim për një djalë serioz, të dashur, të mirë dhe që i pëlqen të gjithëve.
E meriton të jetë i qetë me ne, derisa të luajë ndeshjen e fundit të kampionatit. Do të ndahemi, por pa e prishur aspak miqësinë e madhe që ekziston mes nesh“, deklaron Rummenigge. /abcnews.al