Rakacolli e quajti “incident” shkeljen e masave, PD: Të paktën duhet të kishte kërkuar falje

schedule17:20 - 1 Shkurt, 2021

schedule 17:20 - 1 Shkurt, 2021

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia e cilëson të papërgjegjshme deklaratën e kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, e cila sipas tij, thotë bëni si them unë, por jo si bëj unë. Bardhi thotë se Rakacolli të paktën duhet të kishte kërkuar falje dhe jo ta cilësonte thjesht “incident” dhe ta kalonte pa reflektim shkeljen e masave anti-covid në mbledhjen e partisë.

“Komiteti i Eksperteve: Beni si them une por jo si bej une! Papërgjegjshmëria e komitetit të ekspertëve është epike! Shkelja flagrante e masave anticovid nga vetë Rrakacolli në një aktivitet të PS ku ajo ishte e ulur në rradhën e parë vazhdon të kalojë, pa minimumi një ndjesë publike! Qytetarët gjobiten, ndërsa kryetarja e komitetit të ekspertëve e quan “incident” kur vetë shkel rregullat për hir të partisë, edhe kur kjo shkelje publikohet me figurë, edhe kur i jepet mundësia që të bëjë një reflektim publik!

Dhe shfaqja vijon kur u kërkohet qytetarëve “respektimi deri në detaj të distancave fizike e sociale sepse mbrojnë nga Covid e mutacionet e tij”! Komiteti i ekspertëve që në parim duhet të jetë mendja profesionale administruese e pandemisë është shndërruar në një trupë në shërbim të pushtetit, dhe përcjell mesazhe moraliste për rregulla që nuk i rrespekton as vetë! “Profesionistë” që identifikojnë si “problem” për rritjen e numrave vetëm qytetarët, kur në fakt “strategjia” mbetet qesharake, në kushtet kur universitetet mbahen në mbyllura kurse kafenetë të hapura! Një llogjikë, që vetëm profesionale nuk është!

Cila është pjesa e punës së institucioneve në këtë situatë? Pse nuk raportohet edhe vaksinimi në baza ditore e pse nuk ka një plan vaksinimi të shpallur zyrtarisht? Kjo është puna e vërtetë e cdo komiteti të ngjashëm ekspertësh! Kjo qeveri vazhdon të mos ketë një strategji e plan konkret për nenaxhimin e Covid-19 por vijon sipas parimit mesjetar “me të parë e me të bërë”. Braktisjen nga qeveria në këtë situatë e ndjen cdo qytetar i prekur përmes kostove të trajtimit që i paguan vetë dhe kjo është sa antiligjore aq edhe c’njerëzore! Propaganda mediatike veçse e nxjerr në pah këtë shfaqje të shëmtuar paaftësie e militantizmi” shkruan ai.

Por çfarë ndodhi?

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli sot u pyet nga gazetarët lidhur me foton ku ajo shfaqej në mbledhje partie pa ruajtur distancën në shkelje të masave të hartuar nga vetë ajo si kryetare e komitetit të Ekspertëve. Ajo fillimisht nuk u përgjigj duke përsëritur apelin e vazhdueshëm për zbatimin e masave duke vendosur maskat dhe duke ruajtur distancën sociale.

Por pas insistimit të gazetarëve, Rakacolli u shpreh se në mbledhjen ku ajo mori pjesë nuk kanë qenë më shumë se 14 persona, duke theksuar se fotoja është shkrepur në një moment kur disa po dilnin dhe disa po futeshin duke bërë të duken si shumë njerëz. Ajo tha se ka reaguar gjatë kohës kur ka qenë në mbledhje duke i tërhequr vëmendjen të pranishmëve. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!