Sistemi shëndetësor në kolaps, Portugalia merr ndihme emergjente nga Austria e Gjermania

schedule17:18 - 1 Shkurt, 2021

schedule 17:18 - 1 Shkurt, 2021

Gjermania dhe Austria po planifikojnë që t’i japin ndihmë mjekësore Portugalisë, që është goditur rëndë nga vala e tretë e koronavirusit.

Austria do të trajtojë pacientët që janë në gjendje të rendë, në njësitë e kujdesit intensiv. Ata do të dërgohen nga Portugalia me avion, me qëllim që të lirohen shtretër në spitalet Covid. Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se dhënia e ndihmës në këtë rast është “rregull i solidaritetit evropian”.

Kurse, Gjermania planifikon që të dërgojë një  ekip mjekësor ushtarak prej 27 mjekësh dhe specialistësh të tjerë në Portugali, së bashku me shtretërit spitalorë dhe ventiluesit.

Portugalia kërkoi ndihmë pasi po lufton me mungesat e shtretërve të kujdesit intensiv dhe personelit mjekësor. Vetëm në janar, rastet fatale të Portugalisë arritën në 5,576, sipas të dhënave zyrtare, gati gjysma e totalit të vendit deri më tani.

Rritja drastike e rasteve thuhet të ketë ardhur pas lehtësimit të rregullave në Krishtlindje dhe si pasojë e variantit britanik të Covid-19. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!