Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 543 raste të reja me koronavirus dhe 33 viktima, ndërsa në total numri i fataliteteve nga COVID-19 në vendin fqinj ka shkuar në 5829, nga të cilat 3427 (58.8%) burra.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Greqi ka shkuar në total në 157495, nga të cilat 52.0% janë burra.
Po ashtu sot autoritetet greke njoftuan se janë 248 pacientë të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.
182 (73.4%) e të intubuarve janë burra. 86.7% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje tjetër./ db/Abcnews.al


