Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia Ardian Doçajn, i arrestuar si i përfshirë në pengmarrjen e Jan Prenges. Me kërkesë të avokatit Tonin Prendi, gjykata zëvendendësoi masën e tij “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.
Kujtojmë se 32-vjeçari Doçaj u vetëdorëzua në shkurt të vitit të shkruar pranë autoriteteve shqiptare, një ditë pasi Operacioni “Forca e Ligjit” i sekustroi pasuritë në Shkodër.
Ai është i dyshuar si pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Doçaj u vetëdorëzua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, më 5 shkurt rreth orës 15:30, ndërsa udhëtonte nga Vjena në drejtim të Podgoricës.
Doçaj është i afërt i Gentian Doçit, të akuzuar nga prokuroria si një nga urdhëruesit kryesorë të pengmarrjes dhe më tej vrasjes së Jan Prengës. s.b/abcnws.al/