Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U kap nga policia greke me Alket Rizain, shqiptari i shumëkërkuar kreu atentat në 2017-ën

schedule15:38 - 1 Shkurt, 2021

schedule 15:38 - 1 Shkurt, 2021

Një shqiptar i shumëkërkuar që u gjet të premten së bashku me Alket Rizain dhe Vasili Paleokostan është personi që dyshohet se ka kryer atentatin në 8 tetor 2017 në Greqi.

Sipas mediave greke, 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije akuzohet se më 8 tetor 2017 ai u afrua pranë një lokali ku qëlloi me breshëri. Plumbat i morën jetën një biznesmeni shqiptar.

Lexo edhe: Policia greke informacion për ndalimin e Alket Rizait: Kush është shqiptari që tronditi patrullën

Ngjarja ndodhi në orën 04.40 me orën lokale jashtë një bari në rrugën Agelo Metaksa 48.

Sakaq, 45-vjeçari gjatë kësaj kohe ka shijuar lirinë dhe u kap të premten në një makinë luksoze në Lamia, brenda së cilës ishte edhe shqiptari i famshëm Alket Rizai.

Ky i fundit duhet të ishte në qelinë e burgut, Domokou dhe la pa fjalë policinë. Siç u zbulua nga kontrolli policor, Alket Rizai kishte marrë leje nga burgu Domokou. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!