Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar pas ngjarjes tragjike në familjen e saj. Ministrja humbi bashkëshortin, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Margariti ka shprehur mirënjohjen për këdo që i ka qëndruar pranë në këtë moment të vështirë në jetën e saj.
“Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen.
Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.
Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur!
Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!”, shkruan ministrja. g.v/abcnews.al