Rrugët e të ashtuquajturës lagje e festave janë të zbrazura në Budapest. Restorantet dhe baret janë të mbyllura, të frekuentuar nga turistët dhe vendasit në kohë normale, këto lokale janë mbyllur prej muajsh tashmë. Por kërkesa për alkool nuk është reduktuar, përkundrazi
Një tendencë e cila zgjat prej një viti, sipas të dhënave të fundit, sasia e alkoolit që konsumohet është rritur me 75 për qind në muajin shkurt, dhe me 50 për qind në mars të 2020-ës në krahasim me 2019-ën.
Sipas psikologëve një gjë e tillë ndodh pasi njerëzit ndihen të pasigurtë si pasojë e pandemisë. Ajo që do ndodhë është e paparashikueshme dhe nuk kemi asnjë ndikim në situatën aktuale e për pasojë shkaktohet ankth.
|situata mund të përshkallëzojë tensionin për të varurit nga droga pasi strategjia e tyre e përshtatjes do të ishte që të shtonin dhe alkoolin në listën e varësive të tyre./abcnews.al