E rëndë, 50-vjeçarja hidhet nga spitali psikiatrik në Vlorë, si është gjendja e saj shëndetësore

schedule13:13 - 1 Shkurt, 2021

schedule 13:13 - 1 Shkurt, 2021

Një 50-vjeçare me iniciale H.XH. është hedhur mëngjesin e sotëm nga lartësia e spitalit psikiatrik në Vlorë. Sipas policisë ajo është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

“Më datë 01.02.2021, rreth orës 09:10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e spitalit psikiatrik, shtetasja H. Xh., 50 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!