Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shkurti nisi me shi dhe vranësira, por ka mjaft surpriza gjatë 10 ditëshit të parë

schedule10:21 - 1 Shkurt, 2021

schedule 10:21 - 1 Shkurt, 2021

Dita sot nisi me reshje shiu dhe vranësira thuajse në të gjithë territorin e vendit. Ndërkohë, ndryshe nga dy ditët e para, fillimi i muajit shkurt pritet të karakterizohet nga një mot i qendrueshëm me mot të kthjellët dhe temperatura normale për përiudhën e dimrit.

Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb tha dje në një intervistë për ABC se në dhjetë ditëshin e dytë të muajit shkurt pritet që të kemi dhe disa ditë me praninë e reshjeve dhe të motit të acartë.



“Dy ditët e para të shkurtit do të na sjellin mot të paqëndrueshëm me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore dhe të paktën 10 ditëshi i parë i ishkurtit presim mot të kthjellët përjashtuar ndonjë ditë me prezencë të vranësirave dhe të reshjeve të pakta. Temperaturat e ajrit do të jenë të larta nga 0-1 gradë në mëngjes për të arritur në vlerat maksimale në 15 gradë. Ndërsa në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt të kemi disa dit me mot të acartë dhe me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!