Pas shumë kohësh, reperi i njohur Fero është shfaqur në një studio televizive.
Ai ka bërë shumë deklarata të pathëna më parë, por është ndalur edhe te problemet që po përballen të gjithë me koronavirusin.
“Me të kallxu drejt unë nuk besoj ne koronavirus. Ky eshtë grip, vec ia kanë lanë një emër. Politika po i lun politikat e veta”, ka thënë Fero, në emisionin ‘NIN’.
Kujtojmë që reperi është tërhequr edhe nga skena muzikore, por nuk ka paralajmëruar ende për ndonjë rikthim të mundshëm. /abcnews.al