Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Ninxha” Ibrahimovic, bomberi i Milanit dhuron “show” në stërvitje

schedule11:58 - 31 Janar, 2021

schedule 11:58 - 31 Janar, 2021

Zlatan Ibrahimovic mbetet një futbollist i veçantë dhe një sulmues i madh. 39-vjeçari ia ka dalë të transformojë totalisht Milanin, që vuante prej vitesh për shkak të rezultateve negative.

Kuqezinjtë fituan 1-2 dje në fushën e Bologna dhe vazhdojnë të marshojnë drejt titullit kampion, edhe pse rivaliteti për majën e Serie A është shumë i madh këtë sezon.

Ekipi i Piolit është rikthyer në stërvitje ditën e sotme, duke nisur përgatitjet për duelin e radhës në kampionat, atë ndaj Crotones në “San Siro” (7 shkurt).

Ibrahimovic ka realizuar një gol fantastik në stërvitjen dhe menjëherë ka nxituar të publikojë videon në rrjetet sociale. “Ninxha”, shkruan bomberi suedez në lidhje me realizimin e tij të bukur akrobatik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!