Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta, është rikthyer të flasë për ecurinë e kuqezinjve. Në një pronocim për “Sky Sport”, ai jep opinionin e tij mbi “sherrin” e famshëm mes Ibrahimovic dhe Lukakut si dhe vlerëson maksimalisht Gigio Donnarummën.
“Sherri? Unë bëja gjëra më të këqija se ajo që pamë të martën. Mauro Tassotti më mësonte se si të bezdisja kundërshtarët. Unë zgjidhja një prej tyre, i mësoja emrin dhe më pas e pyesja se kush është ai”, deklaron 54-vjeçari.
“Jam i impresionuar nga paraqitja e Gigios ndaj Bologna. Padyshim që ai është portieri më i mirë në botë dhe është më lart se Manuel Neuer”, përfundon Costacurta. Ndërkohë, Milani vazhdon të udhëheqë Serie A, falë fitores 1-2 kundër Bologna, ku Donnarumma ishte vendimtar me pritjet e tij. /abcnews.al