Gjendet kufoma e një shqiptari në Paros të Greqisë. Sipas mediave greke ai është rreth moshës 35-45 vjeç dhe nga ekzaminimet paraprake ka rezultuar se ka dëmtime në kokë. Nuk dihet ende nëse ato i janë shkaktuar nga ndonjë rënie apo është qëlluar nga persona të tjerë.
Trupi i cili kishte nisur të dekompozohej u gjet rastësisht nga këmbësorët. Ndërkohë policia, forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur nxjerrjen e tij.
Media greke raporton se tashmë pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është mësuar ende/mv.abcnews.al