Ekipi i drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që po heton origjinën e COVID-19 vizitoi të dielën tregun Huanan, qendra me shumicë e produkteve të detit në qytetin qendror kinez të Wuhan, ku u zbulua koronavirusi.
Ekipi i ekspertëve arriti në Huanan të dielën pasdite me praninë e forcave të sigurisë si dhe me barrikada shtesë të vendosura jashtë një gardh të lartë blu që rrethonte tregun.
Ekspertët e OBSH-së nuk iu përgjigjën pyetjeve nga gazetarët e mbledhur në hyrje ndërsa autokolona e tyre hynte në treg. Hyrja e qytetarëve në treg është kufizuar që kur ai u mbyll në fillim të vitit të kaluar. Ekspertët thonë se tregu Huanan ende luan një rol në gjurmimin e origjinës së virusit, pasi grupi i parë i rasteve u identifikua atje./mv.abcnews.al