Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I vaksinuar me të dyja dozat e Pfizer, kongresmeni amerikan infektohet me koronavirus

schedule23:54 - 30 Janar, 2021

schedule 23:54 - 30 Janar, 2021

Kongresmeni demokrat Stephen Lynch ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, pasi ishte vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës së Pfizer. 65-vjeçari, i cili përfaqëson distriktin e tetë të Massachusetts në Kongres, rezultoi pozitiv për virusin të premten mbrëma, konfirmoi për CNN zëdhënësi i tij.

Lynch ishte i pranishëm në ceremoninë e betimit të presidentin Joe Biden të mërkurën e kaluar, por testi që iu bë para eventit doli negativ. Kongresmeni e mori dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit pak para inaugurimit, por zëdhënësi i tij nuk e saktësoi datën se kur konkretisht.

Vaksina e Pfizer nuk është e thënë ta parandalojë domosdoshmërisht COVID-19, por thuhet se është 95 për qind efektive në ndalimin e simptomave serioze që shkaktohen nga koronavirusi.

Lynch është asimptomatik dhe doli pozitiv për virusin vetëm pasi një anëtar i personelit në zyrat e tij në Boston u infektua. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!