U arrestua për armëmbajtje pa leje në Tiranë,19-vjeçari nga Kosova ka plagosur rëndë 1 mjek në 2020

schedule20:17 - 30 Janar, 2021

schedule 20:17 - 30 Janar, 2021

Një 19-vjeçar nga Kosova është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi qarkullonte me armë zjarri me vete dhe ishte duke e drejtuar automjetin pa leje drejtimi. I riu Uranik Agushi rezulton të jetë në kërkim për  llogari të Kosovës, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë urdhër-arrestin për 19-vjeçarin dhe i është dërguar Interpol Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës. Në shtator të 2020, 19-vjeçari rezulton se ka goditur me thikë me qëllim që t’i merrte jetën një mjeku në Prishtinë. Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë.

Sipas policisë, Agushi në momentin e ndalimit nga ana e Policisë Rrugore, ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur së bashku me armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga partullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.

ILECU Kosovë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!