Marseille ka humbur tre ndeshjet e fundit në Ligue 1 dhe një gjë e tillë ka tërbuar tifozët. Këta të fundit, të cilët njihen si ndër më të zjarrtit dhe problematikët në Francë, kanë marshuar sot drejt qendrës stërvitore.
? Plusieurs centaines de supporters sont en train de mener une action coup de poing #OM #TeamOM #Marseille https://t.co/iNsCrh4PB3
— La Provence (@laprovence) January 30, 2021
Një grup prej tyre kanë djegur disa pemë afër qendrës stërvitore, teksa kanë tentuar të futen me forcë saj. Marseille zbret në fushë sonte në mbrëmje (21:00), pasi pret në shtëpi skuadrën e Rennes.
Acarimi i tifozëve të ekipit francez është rritur ditët e fundit. Pankartat e mëdha nëpër rrugët e qytetit nuk kanë munguar, aty ku akuzohen dhe ofendohen lojtarët dhe presidenti Jacques-Henri Eyraud. /abcnews.al