Kuli: Bylis pëson lehtë gol, kam pretendime për një penallti

schedule16:34 - 30 Janar, 2021

schedule 16:34 - 30 Janar, 2021

Bylis humbi 1-0 ndaj Kastriotit dhe vazhdon të ndajë vendin e fundit të renditjes bashkë me Skënderbeun (me nga 12 pikë). Pas ndeshjes së humbur në Kamzë, për Supersport foli zv trajneri i ekipit ballshiot, Bekim Kuli.

Ndeshja kishte dy tablo. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe kishim raste. Kam dyshimet e mia te penalltia e pa dhënë, sepse lojtarin e shoh në stërvitje dhe ai nuk bie kollaj në zonë. Gjithsesi do e shohim. Një pakujdesi e jona na ndëshkoi, sepse rastet e tyre ishin me pikatore.

Ekipi nuk gabon vetëm në sulm, por gjithë si ekip. Duhet të marrim masa, sepse pësojmë gola të lehtë në çdo ndeshje. Them se do përmirësohemi, pavarësisht vështirësive. Duhet ta kishim marrë një pikë sot, por tani nuk kemi ç’bëjmë.

Ekipi është i përqendruar dhe e qarkullon topin e krijon raste. Ndëshkohemi shumë lehtë dhe duhet ta rregullojnë. Jam deri diku i kënaqur nga ekipi sot“, u shpreh Kuli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!